Tekniku i Liverpool, Arne Slot u shpreh i zhgënjyer pas humbjes 3-2 ndaj Brentford.

“Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, ndoshta pa llogaritur 25-30 minutat në pjesën e parë. Por atëherë ne tashmë po humbisnim 0-1.

Gjatë asaj periudhe unë ende mendoja se mund të merrnim rezultatin që dëshironim, por nëse shikoni pjesën tjetër të ndeshjes, rezultatin, mënyrën se si luajtëm, si luajti dhe luftoi Brentford për rezultatin, dyshoj se kishim ndonjë shans për të marrë pikë në këtë ndeshje. Pa llogaritur 5-6 minutat e fundit”, tha Slot.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb