Situata paraqitet shumë e rënduar në Vaun e Dejës, ku sipas kreut të Bashkisë Kristian Shkreli 100 banesa janë përmbytur.
Një nga banorët, Gjon Dodani ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur në vetëm 30 minuta, ndërsa ka shtuar se dëmi i shkaktuar deri tani ka qenë mbi 50 milionë lekë.
“Kam mbi 2 metra ujë në kakin e parë, gjithçka ndodhi vetëm brenda 30 minutash. Dëmi që kam pësuar është më shumë se 50 milionë lekë. 15 derra dhe mbi 50 koshere blerë mi ka marrë. Me këto jetoja”, tha ai.
Kryebashkiaku Kristian Shkreli shprehet se disa herë ka kërkuar një investim për mbrojtjen nga përroi i Glinës por asnjëherë ai projekt nuk është financuar.
Ndërkohë në njësinë Guri Zi ka probleme nga përroi duke krijuar vështirësi në rrugën Shkodër – Vau Dejës ashtu siç tek harku i Bërdicës dhe Kryebushat në aksin Shkodër Tiranë ka patur prezencë uji. Probleme ka edhe në bashkitë Malësi e Madhe, Pukë e Fushë Arrës me rrëshqitje gurësh e bllokim të rrugëve rurale nga intertet.
