Sekretari i Thesarit Scott Bessent, ka dhënë detaje mbi një marrëveshje mes SHBA dhe Kinës, ku tha se prekeshin fushat e metaleve të rralla dhe sojës.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina, shtoi ai, kanë arritur gjithashtu një marrëveshje që lejon shitjen e TikTok.

Kërcënimi i tarifave 100% ndaj Kinës është “përjashtuar” pas bisedimeve tregtare me homologët e tyre kinezë, shpjegoi Sekretari i Thesarit të SHBA-së.

Pas dy ditësh negociatash në Malajzi, ekipi kinez njoftoi gjithashtu se ishte arritur një “konsensus bazë”, duke lehtësuar kështu tensionet përpara takimit të shumëpritur midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe udhëheqësit kinez Xi Jinping javën e ardhshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb