Ka nisur seanca plenare maratonë në Kuvend.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka pasur një përplasje verbale me deputetin demokrat Agron Shehaj, gjatë diskutimeve për projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Taulant Balla: Dua të falënderon kolegët nga mazhoranca e opozita që kanë bërë të mundur negocimin e tekstit përfundimtar për projektvendimin për komisionin e Reformës Zgjedhore.
Është e pamundur që në një komision të posaçëm të përfshihen të gjithë partitë politika. Për herë të parë kemi përfshirë të gjithë partitë. Ata që e kanë Parlamentin shkollë nate nuk e kuptojnë këtë që them se, sepse nuk di të lexosh. Gënjeve publikun. Ti që bën interesantin, ditën takohesh me këta për të gjetur kandidatë. Ulesh me këta në tavoline dhe u shan bukën. Ajo që ka rëndësi për grupin parlamentar të Partisë Socialiste është që të ngrihet komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore dhe të hidhen menjëherë hapat që duhen.
duke i thënë sot se brenda 31 dhjetorit do të kemi gati draftin për ligjin e financimit të partive politike. Duhet t’i japim fund mënyrës sesi financohen partitë në këtë vend dhe të ngremë një standard të ri transparence për çdo qindarkë që marrin partitë politike, për t’i dhënë fund historive me miliona dollarë që paguhen për lobingje apo marrëveshje të dyshimta. Prandaj detyra e parë e këtij komisioni është kjo.
“Zgjedhjet e fundit treguan që partitë politike, të paktën nga njëri krah, e kanë humbur besimin tek numërimi i votave nga përfaqësues të partive. Prandaj duhet domosdoshmërisht të ecim drejt depolitizimit të komisioneve, dhe ti duhet të jesh i pari që ta mbështesësh këtë, sikurse e kërkon edhe OSBE.
