Deputetja e Partisë Socialiste e qarkut të Vlorës, Brunilda Mersini, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i fituar në zgjedhjet e 11 majit.

“Deputetja Brunilda Mersini ka depozituar në Kuvend dorëheqjen nga mandati i deputetit. Për krijimin e vakancës është njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, njoftoi kryeparlamentari Niko Peleshi.

Mersini hoqi dorë nga mandati i deputetes pasi do të garojë për kryetare në Bashkinë e Vlorës nën siglën e Partisë Socialiste, në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen më 9 nëntor.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb