Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend ka deklaruar se të gjithë anëtarë e kabinetit qeverisës janë të frikësuar nga sistemi i drejtësisë për shkak të “mëkateve” të bëra.

“Institucionet nuk kanë ekzistuar në këtë formë si thoni ju. Ka një taktikë që është përdorur edhe për institucionet edhe për Këshillin e Ministrave, ku për qëllime taktike opozita heq dorë nga pyetjet.

Nga 2022 e këtej pyetjet janë bërë siç duhet dhe në Parlamentet e botës çdo deputet ka të drejtën për pyetje orale.
Ju e hiqni këtë pa asnjë të keq. Pse ky kuadër? Qytetarë kur shihni këtë sallë imagjinoni bunkerin e frikës në Franc Kafës. Ju jeni mëkatarë dhe të gjithë keni dosje atje.
Uluziu nuk do të ngrihem e të pyes të kujt jkanë ato 2 kostumet që i solli Altin Hajri apo çantat LV, ky tjetri nuk do ta pyet për bisedat me Suel Çelen”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb