San Antonio ka marrë frenat e renditjes në Konferencën e Perëndimit me tri fitore deri më tani e asnjë humbje. Spurs mposhtën 118-107 Brooklyn, ndeshje ku Victor Wenbanyama realizoi 31 pikë e 14 rebound. Fitorja e dytë radhazi për Lakers, që mundën 127-120 Sacramento jashtë fushe. Sukses i rëndësishëm, pasi munguan si Doncic ashtu dhe LeBron. Ai që shkëlqeu në fushë ishte Austin Reaves, autor i 51 pikëve dhe 11 rebound.
Ende asnjë fitore në kampionat për Boston, që u mund 119-113 nga Detroit, dukë pësuar humbjen e tretë radhazi. Brown realizoi 41 pikë për Celtics por që s’mjaftuan për të fituar, ndërsa Cunningham e Duren realizuan 49 pikë së bashku. Fiton edhe Miami, 115-107 ndaj New York, ndeshje ku vendimtar ishte stoli i ekipit nga Florida, nga ku erdhën 44 pikë. Edhe ekipi i Dallas, falë 61 pikëve të realizuara nga lojtarët e stolit, mundi 139-129 Toronto.
Në ndeshjet e tjera u arritën këto rezultate:
Cleveland – Milwaukee, 118-113
Washington – Charlotte, 113-13.9
Minnesota – Indiana, 114-110
Clippers – Portland, 114-107
