Nëse me fitoret dhe me golat e shënuar, Dinamo ka çeduar këtë sezon, diçka e tillë nuk mund të thuhet për golat e shënuar. Blutë janë bërë shpesh herë protagonistë duke u ndëshkuar me kartonë të shumtë në gjysmën e ndeshjeve që kanë zhvilluar.
E njëjta gjë, nuk mund të thuhet për kartonët e verdhë që kanë qenë më të paktë e madje në ndeshjen e fundit ndaj Vorës, ka qenë një nga ndeshjet më “Fair Play” të kampionatit shqiptar. Kryesori Olsid Ferataj e ka treguar vetëm një herë kartonin e verdhë dhe në këtë rast, ishte për Repajn pasi shkaktoi penallti ndaj Guindos. Në pjesën tjetër të ndeshjes, asnjëra nga skuadrat nuk ka marrë kartonë të verdhë duke zhvilluar një takim të qetë dhe me pak ndërhyrje që mund të ishin deri në kufijtë e të verdhës, por që Ferataj i ka toleruar.
Sa i përket ndeshjeve të mëparshme, Dinamo ka marrë në total vetëm 10 kartonë të verdhë. Sa i përket ndeshjeve pa kartonë, bëhet fjalë për takimin ndaj Bylisit ku blutë nuk u ndëshkuan asnjëherë e madje, edhe ndaj Elbasanit nuk kanë marrë karton të verdhë, me përjashtim të Alijit që u largua me karton të kuq duke lënë skuadrën e tij me 10 futbollistë.
Dinamo është këtë sezon skuadra me më shumë kartonë të kuq në 8 javët e para të Superiores, duke marrë plot 4 të tillë, nga të cilët 3 janë direkt dhe 1 është me dy të verdhë, rasti i fundit në Rrogozhinë i Lorran. Veç kartonëve që ka marrë Dinamo, 4 të kuq kanë marrë edhe kundërshtarët në ndeshje ndaj Dinamos dhe duket sikur skuadra blu ka një lidhje të ngushtë me kartonin e kuq.
