Leksoviku i djegur bga grekët, shqiptarët e varfër nën pushtetin e urisë, gratë mirditore me barrë në shpinë, Durrësi dhe shtëpia e Princ Vidit, liqene, male, lumenj, pazare të Tiranës e Krujës, valltarët e Gjirokastrës!

Shqipëria e vitit 1921, e varfër, e rrënuar, e pandërtuar, mes mjerimit dhe krenarisë, mes traditës e dëshirës për t’u zhvilluar, mes ndikimeve osmane e grishjes drejt Perëndimit, mes interesave ballkanike e mbrojtjes së dashamirësve. Imazhe të rralla të Eugene Pittard, antropolog, arkeolog, akademik e humanist zviceran shfaqen në një ekspozitë në COD në kryeministri.

Ato janë realizuar nga vizitat e çiftit Pittard në Shqipërinë e kohës, nga jugu në veri, duke dokumentuar kohën e vendet ndërsa kombi ishte ende me kufij të paqartë dhe me një të ardhme ende më të paqartë. Nën kujdesin e ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, ekspozita rithekson lidhjen mes popujve përmes një figure si Pittard i cili ndihmoi jo vetëm politikisht në Lidhjen e Kombeve por edhe në prizmin social gjatë krizës së urisë, kulturalisht me zbulimet në tren dhe historikisht duke ruajtur në Muzeun e Gjenevës që ai themeloi, këtë thesar imazhesh.

Në një intervistë me studiuesin Luan Rama, figura e çiftit Eugene e Helene Pittard, që takon në veri Kolë Idromenon, qytetarë e banorë të zonave të thella ndërsa udhëtojnë me kalë, vjen më e plotë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb