Deputeti i PD Belind Këlliçi, i ka kërkuar kreut të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, që të hetojë tenderin e zhvilluar sot në KESH, me vlerë 700 mijë euro.

“Sikur të shkoni sot të hetoni, ditën e sotme, do të zbulojnë që ai tender me një vlerë 700 mijë euro nëse shkon një qytetar i zakonshëm për të blerë transformator me çmim tregu i blen me 1/10 me vetëm 70 mijë euro”, tha Këlliçi.

Më tej, deputeti i opozitës u ndal tek dosja e inceneratorit të Tiranës, ku theksoi se hetimet për këtë çështje janë tejkaluar mbi 5 vjet.

“Është një precedent i tmerrshëm i kapjes së SPAK dhe mos-hetimit të kësaj cështje, korruptive cila ka një kleckë, ka këtë dokument, bonusin 8 % të pikëve të firmosur nga kryeministri piktor, një ndër të paktat firma që ka firmosur vetë Rama. i ka hapur rrugënm koncensionit në një moment që  kompania që ka fituar kontratën nuk ekzistonte”, tha Këlliçi.

Belind Këlliçi: Do të doja që drejtuesi i SPAK të qëndronte në Kuvend, meqë i ka merak afatet proceduriale, e rikujtoj se dosja e inceneratorit të Tiranës i ka tejkaluar 5 vite hetime paraprake.

Është një precedent i tmerrshëm i kapjes së SPAK dhe mos-hetimit të kësaj cështje, korruptive cila ka një kleckë, ka këtë dokument, bonusin 8 % të pikëve të firmosur nga kryeministri piktor, një ndër të paktat firma që ka firmosur vetë Rama. i ka hapur rrugënm koncensionit në një moment që  kompania që ka fituar kontratën nuk ekzistonte.

Kjo është arsyeja se pse nuk hetohet kjo dosje dhe luhet me afate proceduriale.

E ndërkohë për afate proceduriale, është një tender sot në KESH që po zhvillohet për blerjen e transformatorëve, sikur të shkoni sot të hetoni, ditën e sotme, do të zbulojnë që ai tender me një vlerë 700 mijë euro nëse shkon një qytetar i zakonshëm për të blerë transformator me çmim tregu i blen me 1/10 me vetëm 70 mijë euro.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb