Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u prit pasditen e sotme në Bruksel nga Zëvendës Presidentja e Komisionit Europian dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas.

  • foto galeri
  • foto galeri

Spiropali njoftoi në rrjetet sociale se në fokus të takimit ishte angazhimi i mëtejshëm i Shqipërisë si faktor i sigurisë rajonale, partner i besueshëm e proaktiv i BE-së, tërësisht i linjëzuar me politikat e Unionit, përfshirë në mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakushtëzuar për Ukrainën.

Spiropali njofton se në takimin me Kallas, “theksova bindjen e plotë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, përfshirë Kosovën, është një investim strategjik për të ardhmen e përbashkët nën qiellin europian”.

Kryediplomatja Kallas vlerësoi edhe njëherë tjetër Shqipërinë për linjëzimin e plotë me politikat e jashtme të BE dhe për seriozitetin me të cilin vendi është angazhuar në procesin e negociatave.

Më tej, Spiropali falenderoi Kryediplomaten Europiane për dy paketat e ndihmës financiare prej 28 milion eurosh për fuqizimin dhe modernizimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura Shqiptare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb