Deputetja e PD, Elda Hoti, pas përfundimit të seancës së përgjigjeve nga kreu i SPAK në Kuvendin e Shqipërisë, i ka kërkuar Altin Dumanit të sqarojë se a bashkëpunon Prokuroria e Posaçme me policinë e Shtetit, duke iu referuar 251 fletë-arresteve të paekzekutuara nga policia.
Hoti deklaroi se ka drejtues policie të komanduar nga bandat, ndërsa ka akuzuar direkt Ilir Prodën për lidhje me ta.
“Ilir Proda nuk mund të hetojë shefat e tij dhe këtë ne e kemi të qartë”, tha Hoti.
Elda Hoti: Ju thatë zoti Dumani, se nuk bëni ju arrestimet, por a bashkëpunoni ju me policinë e shtetit se ne kemi drejtorë policie të komanduar nga bandat. Dhe 251 arrestet që nuk janë ekzekutuar sepse Ilir Proda nuk mund të hetojë shefat e tij dhe këtë ne e kemi të qartë.
Zoti Dumani tha se Irena Gjoka Shpata Maneku është në hetim. Eështë e papranueshme që një gjyqtare që është ne hetim të vazhdojë të mbajë detyrën e saj si pjesë e strukturave të drejtësisë.
Kjo është fytyra më e qartë e drejtësisë sot në Shqipëri. Si mund të kërkohet që qytetarët shqiptarë të kenë besim tek drejtësia kur vetë ata që duhet të garantojnë drejtësinë janë të njollosur me rekorde kriminale. Irena Gjoka vazhdon të gjykojë çështje politike dhe cdo dosje që lidhet me opozitën i takon kësaj gjyqtareje.
Dhe në komision të ligjeve u përgjigj se nuk e njeh çështjen e Arubas, të gjitha mediat ndërkombëtare po flasin për hetimet e Antimafias italiane për takimin e Arubas. , pas atij takimi, kryeministri me firmën e tij ka bërë realitet angazhimet e marra përmes lëshimit të lejeve për investime që synonin pastrimin e parave.
Si ka mundësi që SPAK nuk verifikon rolin e kryeministrit në skemën e pastrimit të parave të karteleve dhe thotë nuk e njeh si cështje. Kjo është kapje e drejtësisë.
