Analisti Neritan Alibali, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka komentuar hetimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, nga SPAK, duke theksuar marrëdhënien e ngushtë politike që ajo ka me kryeministrin Edi Rama.
Sipas Alibalit, ndryshe nga rastet e tjera të zyrtarëve të lartë që janë distancuar nga mazhoranca në momente të vështira, Rama nuk ka interes ta dobësojë Ballukun, e cila konsiderohet si një nga figurat më të besuara dhe më të fuqishme në kabinet.
“Ramës nuk i intereson dobësimi i Ballukut. Është e ditur që Belinda është krahu i djathtë i Ramës dhe madje ai vetë e ka quajtur ‘shtriga kuqezi’. Rama e ka pasur Belindën një lloj bastuni për të shtyrë përpara pushtetin e vet,” tha Alibali.
Sipas tij, ndonëse Rama ka treguar se mund të distancohet nga bashkëpunëtorët e tij në momente të caktuara politike, në këtë rast ai nuk do ta bëjë kaq lehtë.
“Rama të lë dhe mund të lëshojë çdo bashkëpunëtor të tij, por them se nuk do e lëshojë aq kollaj Belindën,” shtoi analisti.
