Për gazetarin Berat Buzhala, mosparaqitja e zëvendëskryeministres Belinda Balluku në SPAK është tejet e rëndë. I ftuar në Çim Peka Live, Buzhala tha se “ftesën e SPAK për t’u paraqitur, numri dy i qeverisë nuk duhej ta kishte shmangur”.
Buzhala u ndal edhe në monologun që Balluku bëri gjatë udhëtimit në tren, të cilin e cilësoi si dëshpërues, duke i kujtuar madje fillimet e Veliajt, që shpesh herë i injoronte zhvillimet.
Por dyshues është fakti, theksoi Buzhala, se kë po përpiqet të ruajë kryeministri Edi Rama në radhët e tij, duke dorëzuar Ballukun përballë drejtësisë.
“Kush është figura serioze apo segnore në PS, që Rama mund t’i thotë SPAK këtë mos e prek. Më duket se s’i ka mbetur më njeri Ramës, siç është edhe Balluku që u prek nga SPAK”, u shpreh Buzhala.
Gazetari Buzhala, u ndal edhe te hetimet që po zhvillohen për Tunelin e Llogarasë, që sipas tij përgjegjësia e mbikëqyrësit është e madhe.
“Sa i përket akuzës së Belindës, fakti që s’është paraqit, është goxha peshë e rëndë për Ballukun. Ftesë e tillë s’është mirë ta shmangësh, mund të mos kthehet fare, monologu i saj në tren në Zvicër, ishte dëshpërues, mu duk si Erioni në fillimet e tij, i injoronte zhvillimet.
Hera e parë që Rama po të arrestohej edhe Belinda, do mbetej pa një figurë serioze politike. Në zgjedhjet e fundit Balluku pati rol instrumental në rritjen e votës. Beni tha që Rama i ruan ata që do, dhe i jep atë që do? Pyetja është kë po ruan Rama? Kush është figura serioze në PS, që Rama mund t’i thotë SPAK këtë mos e prek. Më duket se s’i ka mbetur më njeri Ramës, siç është edhe Balluku që u prek nga SPAK.
Mbikëqyrësi i punimeve në Llogara është ai që ka për të dhënë raportin se si e kanë marrë turqit e nënkontratkorët. S’më duket shifër e vogël, 2 mln euro, po përgjegjësia e kompanisë ka qenë qindra milionë. Nëse kjo kompani s’jep leje për t’u inauguruar rruga, nëse s’ka përfunduar. Përgjegjësia është e jashtëzakonshme, për këdo që ka bërë pagesa”, tha Buzhala.
