Shtyhet seanca e ndaj ish-kryebashkiakut Erion Veliaj. Mësohet se shkak u bë kërkesa e avokatit Artan Gjermeni, i cili kërkoi kohë që të njihet me aktet. Gjermeni do të jetë pjesë e ekipit të avokatëve që do të mbrojë interesat e ish-kryebashkiakut.

Seanca e radhës do të jetë në datën 12 nëntor, në orën 9. Gjykata vendosi që seancat pasardhëse do të jenë çdo të hënë.

Kujtojmë se më 2 tetori Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Erion Veliajt, i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” me një masë më të butë. Veliaj u arrestua më 10 shkurt pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash, për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë, kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Sipas SPAK, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milionë euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për blerje luksoze në internet nga Ajola Xoxa.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: