Sot ishte parashikuar që të mbahej seanca paraprake për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, por gjyqi është shtyrë.

Në deklaratën e saj për mediat, Kryemadhi u shpreh se fakti që SPAK ka paraqitur prova të rreja tregon se ajo, Ilir Meta dhe nëna e saj Fatime Kryemadhi janë ende nën hetim.

Sipas saj gjithçka po ndodh në përpjekje për të mbajtur ende në qeli presidentin e PL Ilir Meta dhe për ë mbajtur nën presion Kryemadhin dhe familjen e saj.

“Qesharake dhe e dhimbshme që sot jemi në këtë standard për shkak të asaj që ndodh edhe sot në këtë gjykatë dhe në sistemin e drejtësisë.
Hetimi vijon, edhe pse dosja hetimore duhet të ishte mbyllur më 27 korrik, prokuroria vijon heton merr letërporosi, pra hetimi për mua, Metën dhe nënën time nuk ka mbaruar. Pra ne vijojmë të jemi në hetim paraprak. Kjo bërët për të mbajtur Metën në burg dhe mua e familjarët e mi nën presion dhe për të arritur një inat personal, ata që e bëjnë janë ushtarë të bindur të Yuri Kim.
Një gjë të mirë kishte sot seanca, sepse sot kemi kompanitë apo personat që ka paguar fatura në emër të LSI. Del në pah grushti i shtetit apo puci ndaj familjes time apo rrethit shoqëror. Një kompania amerikane ka paguar për lobim në SHBA. Që nga ky moment akuzat për lobimnn nuk bëjnë gjë tjetër veçse ngarkojnë me faj kompaninë GSIS, që ka pranuar që në llogarinë e një kompanie lobimi të paguhen para në emër të një partie shqiptare.
Tani do nisë të zbardhet skema e gjuetisë së shtrigave të Yuri Kim që për fat të keq nuk e zgjidh dot me një bursë në Angli për xhelatin e saj që ka në SPAK”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb