Një motor në Shkodër ka shpërthyer pasi i është vendosur lëndë plasëse.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Arra e Madhe”, ndërsa një person është lënduar.
Mësohet se personi i plagosur është shtetasi Enea Buzukja, punonjës i Tatimeve.
Sipas burimeve i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shpërthimi i fuqishëm ka tronditur zonën përreth, duke alarmuar banorët e lagjes “Arra e Madhe”.
