Pamjet që shihni tregojnë dëmet që la pas shpërthimi me tritol në Shkodër, ku një i ri u plagos.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”. Mësohet se personi i plagosur është shtetasi Enea Buzukja, punonjës i Tatimeve.

Ky i fundit sapo ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer sasia plasëse. Siç shihet nga pamjet, një qepen është dëmtuar, makina dhe një motor.

Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet. Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: