Një automjet i djegur është gjetur i djegur në fshatin Dragoç, që mendohet se iu përket autorëve të dyshuar të shpërthimit me tritol që ndodhi sot në Shkodër.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 12:20.
“Rreth orës 12:20, në fshatin Dragoç, në anë të rrugës, është konstatuar i djegur një automjet tip “Wolkswagen”.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.”, sqaron policia.
