Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi faktin nëse do ta lëshojë apo jo kryeministri Edi Rama, zëvendësen e tij, Belinda Balluku. Ai tha se ajo ka vjedhur rreth 10 mln euro, ndërsa shtoi se Rama s’do të shpëtojë nga këto akte.
Ai e ka konsideruar Ballukun si hajduten më të madhe të 120 viteve shtet shqiptar, ndërsa shtoi se vjedhjet e saj me kryeministrin Edi Rama vijojnë prej 20 vitesh.
A do ta lëshojë Rama, Ballukun dhe a do të jetë fati i saj si ai i Veliajt?
Berisha: Tani, kur korrupsioni i saj me Edi Ramën u bë sa mali i Dajtit, i pakrahasueshëm, dhe unë u thashë vetëm disa afera së bashku bëjnë 2 miliard, të kontrolluara nga KLSH, por ajo deri një vit më parë ka administruar në portofolin e vet 12 miliardë euro.
Unë u garantoj ju se nga këto 12 miliardë euro, të paktën 10 miliardë janë vjedhur dhe shpërdoruar.
Sepse unë kam sensin e saj sa kushton kjo dhe sa kushton ajo.
Pra, në këtë rast, Rama se ç’ka gjetur një supervizim, një milion euro, si puna e fustaneve të Velicës, dhe këtu i thotë nuk kam çfarë të bëj tani.
Rama mendon se shpëton në këtë mënyrë, por Rama është përgjegjës kryesor dhe nuk do shpëtojë kurrë nga vjedhjet e saj.
Në qoftë se ka një njeri që ka vjedhur së bashku me Ramën, të paktën prej 20 e sa vitesh me radhë, kjo është Lubi Balluku. Kjo është e njohur.
A po përpiqet Rama?
Edhe ato që thotë se i bëri presion këtij dhe atij është skema e Veliajt.
Iu kujtohet, i çoi punonjësit të gjithë, e rrethuan Skapin.
U kujtohet fjalimi, empatia që tregoi ai për djalin e Erionin, që nuk kishte kush ku ta çonte këtu e aty.
Pra, Rama sigurisht që po përpiqet të mos e zërë brenda mali që po shembet, por Rama është kryesori.
Lubia ka shumë, Lubia është hajdutja më e tmerrshme, më e papërmbajtur e 113 viteve shtet shqiptar, pas Edi Ramës.
