Në Torino po mendojnë për pasuesin e Tudor, me Juventusin që largoi trajnerin për shkak të rezultateve të dobëta. Bardhezinjtë kanë “piketuar” Luciano Spalletin, si njeriun e duhur që mund të dërgojë “Zonjën e Vjetër” drejt sukseseve.
Gjatë një eventi sponsorizimi në Milano, vetë Spalleti ka dhënë mendimin e tij për këtë temë.
“Jam mirë dhe kam ambicien të përmirësoj atë që ka ndodhur së fundmi. Pres me qetësi çdo mundësi që mund të vijë.
Nëse do të flisja për Juventusin, do të thoja fjalë në favor të Tudor, një njeri serioz dhe i ndërtuar mbi vlera të forta. E kam parë nga afër punën e tij dhe gjithmonë më ka impresionuar si një profesionist i vërtetë. Kushdo që do ta zëvendësojë do të ketë një skuadër të stërvitur mirë dhe të përgatitur”.
