Ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi, theksoi se lajm i mirë për opozitën ditën e djeshme ishte që seanca nuk u ndërpre, përgjatë raportimit të drejtuesit të SPAK, Altin Duman.
Ajo shtoi se ditën e djeshme nuk ishte opozita për t’u kritikuar që bëri pyetje, por sipas saj ishte mazhoranca që nuk u bë pjesë e diskutimit parlamentar.
Dhurata Çupi: Lajm shumë i mirë për opozitën që seanca dje nuk u ndërpre, deputetët bënë pyetje, kishte një grup që diskutoi. Kam parë në rrjetet sociale kritika pse bën pyetje opozita. Opozita për të bërë pyetje është, pyetjet ishin të formulara mirë.
Dje ishte për t’u kritikuar mazhoranca që nuk bënte pyetje. Si ka mundësi një mazhorancë figurat e vjetra përgjigjen në SPAK dhe nuk bënin pyetje. Opozita për atë punë është të denoncojë, të bëjë pyetje, të diskutojë dhe të kritikojë, patjetër.
