Nga: ZONJA VJOLLCA*
320 gr makarona guackë të mëdha
500 gr spinaq
100 gr gjizë pa kripë
250 gr mocarela
2 qepë të vogla
2 thelpinj hudhër
400 gr salcë domate
1 lgj gjalpë
2 lgj vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Arrë moskat

Vendosim një tenxhere me ujë me kripë dhe sapo uji të kalojë në vlim vendosim makaronat të ziejnë për 6-7 minuta (gjysma e kohës së shkruar në etiketë).
Pasi e kemi larë spinaqin e vendosim në ujë të vluar me kripë për 2 minuta dhe menjëherë e vendosim në ujë të ftohtë. E kullojmë më pas mirë dhe e presim në copëza të vogla imët.
Vendosim në zjarr dy tiganë, në njërin tigan vendosim 2 lugë vaj ulliri dhe kaurdisim ½ e qepëve dhe hudhrave të grira imët. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë salcën e domates, kripë dhe piper të zi. Ulim temperaturën dhe e lemë salcën të ziejë në zjarr të ulët për 10 minuta.
Në tiganin tjetër vendosim një lugë gjalpë dhe kaurdisim pjesën tjetër të qepës dhe hudhrës. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë spinaqin dhe e trazojmë për 2-3 minuta. E rregullojmë spinaqin me kripë, piper dhe arrë moskat dhe më pas e bashkojmë me gjizën.
Shtrojmë në tave salcën e përgatitur dhe pasi kullojmë makaronat i mbushim me spinaq dhe i vendosim njëra pas tjetrës mbi salcën e domates.
Presim mocarelën në kubikë të vegjël dhe e shpërndajmë mbi makaronat e mbushura. E vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb