Bylis fiton 2-1 ndaj Vorës, në ndeshjen e Superiores të luajtur në “Adush Muça Stadium”. Ballshiotët mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Abazajt, në minutën e 17-të.

Pavarësisht inferioritetit numerik, të besuarit e Mirel Josës kaluan në epërsi me anë të Malomos. Në fillimin e pjesës së dytë, skuadra nga Vora barazoi me Karricën. Bylis, për 3 pikët, iu fal një autogoli të Ruçit, në të 77-tën minutë.

Bylis është në vendin e shtatë me 9 pikë. Vora është në vendin e gjashtë me 10 pikë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb