BalkanWeb ka siguruar pamje nga momenti i arrestimit të picierit 41-vjeçar, Filip Shehu, i cili ditën e sotme vrau me thikë kolegun e tij, kuzhinierin Indrit Ismaillari, pas një konflikti të ndodhur në lokalin” City Lounge” ku të dy punonin, në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.

Raportohet se ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa autori u arrestua pak pas ngjarjes nga policia.
Autori i krimit, Filip Shehu mësohet të ketë deklaruar para grupit hetimor se viktima e bullizonte vazhdimisht dhe se mes tyre kishte konflikte prej një kohe të gjatë.
Policia zbulon detajet e para nga ngjarja:
Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.
Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.
