Penalltia e fituar nga Napoli, në ndeshjen ndaj Interit, vijon të shkaktojë diskutime të mëdha në Itali.
Gianluca Rocchi, Përcaktuesi i gjyqtarëve në Itali u shpreh se 11-metërshi i akorduar pas kontaktit Di Lorenzo-Mkhitaryan, nuk qëndron.
“Ky është një incident shumë i veçantë ku kemi një problem të madh procedural . Arbitri mund të mos e ketë parë dhe në këtë rast ai ia komunikon më shumë VAR-it sesa asistentit, kjo është ndjesia ime, të cilën e kam edhe pasi fola gjyqtarin.
Vendimi nuk është i saktë, nuk është penallti dhe do të donim një rishikim në fushë. Në një shkallë përgjegjësie, i ngarkoj shumë përgjegjësi asistentit, pjesërisht edhe gjyqtarit që fryn bilbilin dhe pjesërisht edhe VAR-it . I kam vendosur në një shkallë për ju bazuar në cilat janë përgjegjësitë sipas mendimit tonë”, tha ai.
Napoli fitoi 2-1 takimin ndaj Interit.
