Serbia ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin Dragan Stojkovic, pas humbjes me Shqipërinë. Te përfaqësuesja serbe kanë punuar për gjetjen e pasuesit dhe sipas asaj që shkruan Kurir, zgjedhja e parë e drejtuesve është Veljko Paunović, një emër i njohur atje.

“Siç qëndrojnë gjërat tani, Veljko Paunović është trajneri i ri i Serbisë! Shanset janë 90 për qind. Ka pak gjëra që mund të prishin marrëveshjen.”- shkruhet te media serbe, Kurir.

Misioni i Serbisë për Play Off mbetet  në limitet e të pamundures, duke qenë se tani Shqipërisë i mjafton fitorja ndaj Andorrës për të arritur diçka të tillë zyrtarisht.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb