Indrit Ismaillari është kuzhinieri 34-vjeçar që u vra sot nga kolegu i tij, picieri 41-vjeçar Filip Shehu.

Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e lokalit City Lounge në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku të dy punonin.

Whatsapp Image 2025 10 28 At 18.12.31
Whatsapp Image 2025 10 28 At 18.12.31

Shehu u shpreh pas vrasjes se viktima e bullizonte vazhdimisht, ndërsa u raportua se mes të dyve ka pasur herë pas here konflikte verbale.

Ismaillari u godit tri herë me thikë nga Shehu, një herë në qafë dhe dy herë në bark, plagë të cilat i morën jetën pasi mbërriti në spital.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb