Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Lungomaren e Vlorës, ku një i moshuar duke drejtuar një Fiat Punto ka goditur dy gra që po kalonin mbi vijat e bardha.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë një ambulancë, e cila ka dhënë ndihmën e parë për të plagosurat. Njëra prej grave është transportuar për në spital për trajtim të mëtejshëm.

I moshuari është ndaluar menjëherë pas aksidentit dhe është marrë në pyetje nga policia, e cila po vijon hetimet për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Autoritetet bëjnë apel për kujdes të shtuar nga shoferët dhe për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, veçanërisht në zonat me këmbësorë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb