Emisioni “Në Shënjestër” me autore gazetaren Klodiana Lalën, trajtoi këtë të martë historikun e rrugëtimit politik të zv/kryeministres, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila është sot person në hetim nga SPAK për disa kallëzime penale të depozituara nga opozita.

Një prej tyre, denoncimi i PD më 12 Gusht 2024, për tenderin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë në aksin Orikum- Himarë, si pjesë e autostradës Vlorë-Sarandë, një nga më të kushtueshmit sot në vend.

“Në Shënjestër” publikoi detaje nga dosja hetimore e një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ballukut, ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, të cilat kanë çuar hetuesit drejt zv/kryeministres.

Tender me vlerë fondi limit 190 milion euro, punime me afat realizimi 37 muaj nga lidhja e kontratës ku data e fundit e dorëzimit të ofertave, e mbajtjes dhe shpalljes së fituesit të tenderit duhet të ishte data 12 Shkurt 2021.

Por që çuditërisht ky tender edhe pse kishte 6 ofertues, ku oferta më e ulët ishte ajo kompanisë ‘Gjoka Construksion’ në vlerën 140 milion euro, u anullua.

Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e drejtuar nga Belinda Balluku, i cilësoi ofertat si të papërshtatshme.

Arsye kjo për të shpallur edhe njëherë procesin e tenderimit i cili nga sa shikohet nuk vonoi.

Pasi më 26 qershor 2021, jo më larg se katër muaj nga anullimi i tenderit të parë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës rihap edhe njëherë garën për ndërtimin e Tunelit e Llogarasë.

Anullimi i tenderit të parë dhe rihapja e procedurave për herë të dytë që nga sa vihet re në vazhdim është vetëm një manovër për t’i hapur rrugë një kompanie turke, e cila del se u shpik vetëm për atë që do të ishte tenderi i radhës.

Kompani e cila rezulton se kishte një kapital qesharak, prej vetëm 1 mijë lekë të reja dhe që do të shërbente në vazhdim si një prestanome për të mbuluar kompaninë ‘Gjoka Construksion’ e cila në të vërtetë ishte ajo që kryen punimet si nënkontraktore në ‘Tunelin e Llogarasë’.

Gjë që vihet re edhe nga makinat e tonazhit të rëndë si dhe punonjësit që mbajnë të loguar emrin e kësaj kompanie.

Garë e cila u mbyll më datë 28 Korrik 2021.

Denoncim që lidhej me tenderin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë në aksin Orikum- Himarë, si pjesë e autostradës Vlorë-Sarandë.

Një nga më të kushtueshmit sot në vend.

Por që edhe ky mesa duket se nuk i shpëtoi simotrave të tij, të lara me flori.

Tender me vlerë fondi limit 190 milion euro, punime me afat realizimi 37 muaj nga lidhja e kontratës.

Ku data e fundit e dorëzimit të ofertave, e mbajtjes dhe shpalljes së fituesit të tenderit duhet të ishte data 12 Shkurt 2021.

Por që çuditërisht ky tender edhe pse kishte 6 ofertues, ku oferta më e ulët ishte ajo kompanisë ‘Gjoka Construksion’ në vlerën 140 milion euro, u anullua.

Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e drejtuar nga Belinda Balluku, i cilësoi ofertat si të papërshtatshme.

Arsye kjo për të shpallur edhe njëherë procesin e tenderimit.

I cili nga sa shikohet nuk vonoi.

Pasi më 26 qershor 2021, jo më larg se katër muaj nga anullimi i tenderit të parë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës rihap edhe njëherë garën për ndërtimin e Tunelit e Llogarasë.

Anullimi i tenderit të parë dhe rihapja e procedurave për herë të dytë që nga sa vihet re në vazhdim është vetëm një manovër për t’i hapur rrugë një kompanie turke, e cila del se u shpik vetëm për atë që do të ishte tenderi i radhës.

Kompani e cila rezulton se kishte një kapital qesharak, prej vetëm 1 mijë lekë të reja.

Dhe që do të shërbente në vazhdim si një prestanome për të mbuluar kompaninë ‘Gjoka Construksion’.

E cila në të vërtetë ishte ajo që kryen punimet si nënkontraktore në ‘Tunelin e Llogarasë’.

Gjë që vihet re edhe nga makinat e tonazhit të rëndë si dhe punonjësit që mbajnë të loguar emrin e kësaj kompanie.

Garë e cila u mbyll më datë 28 Korrik 2021.

Tender ku morën pjesë 5 kompani.

Nga të cilët i vetmi që u kualifikua ishte  Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë (BOE) ‘Intekar Yapi Turizm Elektrik’ dhe ‘Asl Insaat Taahhut’.

Operator që u shpall fitues në datën 8 Tetor 2021, me ofertë rreth 170 milionë euro.

Ku çuditërisht ‘Gjoka Konstruksion’ edhe pse kishte ofruar vlerën më të ulët për ndërtimin e Tunelit në tenderin e parë, nuk futet në garë në tenderin e dytë.

Ndërsa ajo që habit edhe më shumë është se bashkmi i operatorëve turq, që është edhe oferta fituese, kishte ofruar 30 milion euro më shumë se sa oferta që kompania ‘Gjoka Konstruksion’ kishte paraqitur në procedurën e parë të tenderimit për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

Por ajo që bie në sy është fakti se ‘Intekar Yapi Turizm Elektrik’ dhe ‘ASL’, bëhen bashkë vetëm një muaj pasi ishte shpallur fituesi i tenderit.

Ku në marrëveshjen e bashkëpunimit thuhet se shoqëria do ta fillojë dhe do ta mbyllë jetën e saj me të filluar dhe përfunduar Tuneli i Llogarasë. Dhe përqindjet do të jenë 30 me 70, ku pjesën më të madhe të kapitalit do ta mbajë ‘ASL’.

Janë pikërisht këtu aty ku nisin edhe fijet kompromentuese të lidhjes së kompanisë turke fituese me atë ‘Gjoka Construksion’.

Pasi nga gjetjet në Qendrën Kombëtare të Biznesit del se dokumentacioni për regjistrimin e shoqërisë është përpiluar nga shtetasja Rovena Dorëzi, e cila del se është juriste në shoqërinë ‘Gjoka Konstruksion’.

Dhe se regjistrimi i shoqërisë ‘Iintekar-Asl’ në regjistrin tregtar është bërë më datën 23 Nëntor 2021.

Ku nga Janari i vitit 2022 deri më Korrik 2024, Ministria e Belinda Ballukut ka bërë 36 pagesa në vlerën 170 milion euro.

Të cilat janë verifikuar edhe nëpërmjet degës së Thesarit në Tiranë.

‘Intekar’ që rezulton se nuk ka asnjë licensë për kryerjen e punimeve të tilla.

Por që ka arritur të fitojë 23 milion euro nga ndërtimi i Tunelit të Llogarasë. Teksa referuar zërave të shpenzimeve del se mbi 85 përqind janë pegesa të kryera për nënkontraktim.

Në këtë rast për kompaninë ‘Gjoka Konstruksion’.

Ndërkohë që dyshimet më të forta, ashtu si edhe në rastet homologe, janë se fituesi i tenderit është i paracaktuar.

Për të pasur këtë indicie shërben edhe një takim i mbajtur në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, ku thuhet se u vendos edhe kompania fituese në këtë rast ‘Intekar’.

Si edhe vlera e kontratës prej 170 milion euro.

Takim që mban datën 3 Qershor 2021, vetëm tri javë para se të shpallej rihapja e tenderit për Tunelin e Llogarasë, pas anullimit të tenderit të parë.

Ku të pranishëm janë kryeministri Rama dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku. Takim referuar postimit të ministres Balluku, ‘me kompanitë e ekselencës në fushën e teknologjisë dhe infrastrukturës për të implementuar pjesë të rëndësishme të programit zhvillimor’ ku i pranishëm është edhe zv/kryeministri Arben Ahmetaj, i cili në atë kohë ishte në muaj mjalti me kryeministrin Rama.

Por që pas nisjes së një hetimi nga SPAK në drejtim të tij, ai e pa veten pjesë të një komploti brenda Partisë.

Dhe kështu të nisë dhe të thyejë heshtjen.

Ku gjatë një interviste televizive më datë 29 Korrik 2024, ai pohoi se fituesi i Tunelit të Llogarasë është paracaktuar pikërisht në takimin që kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku patën në Ankara në qershorin e vitit 2021.

Por si mundi SPAK të sigurojë prova kundër Belinda Ballukut e ta vërë atë nën akuzë, duke u bërë kështu zyrtarja më e lartë në detyrë që ka hesape të hapura më drejtësinë.

Dhe të shkonte nga emri i Evis Berberit, ish-drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar, te emri i ministres Belinda Balluku.

Evis Berberi që do të ishte një prej njerëzve të saj më të besuar.

I cili ndërsa drejtonte Autoritetin Rrugor Shqiptar, tenderat që zhvilloheshin nga ky institucion ishim me flamur të kuq, që nënkuptonte risk të lartë për korrupsion apo paracaktim të tyre.

Gjetje që në pranverën e vitit 2024 e çuan në pranga, nën dyshimet për akuzën e korrupsionit.

Ku sipas SPAK ai zotëronte në mënyrë të tërthortë kompaninë ‘DAAM’, e cila fitonte tendera në institucionet që drejtonte i besuari i Ballukut.

Celularët që iu sekuestruan Berberit dhe gruas së tij, që duket se ishin  një ‘minierë ari’ për hetuesit, të cilët zbuluan mesazhe që besohet se kanë lidhur zv.kryeministrem Balluku me aferën e ndërtimit të tunelit të Llogarasë.

Por që mesa duket historia nuk ndalet vetëm te tenderi për ndertimin e Tunelit të Llogarasë.

Tuneli i gjatë 5.9 kilometra.

 Dyshimet për korrupsion pushtuan shpejt edhe tenderin për supervizimin e këtij Tuneli.

Pasi në prill 2025 SPAK nisi një hetim për të zbuluar abuzimet që janë bërë në ndërtimin e kësaj vepre të infrastrukturës rrugore, duke sekuestruar dokumentet e kompanisë ‘Hill International N V’.

Dyshimet e para të cilat filluan që me shpalljen e hapjes së garës për tenderin për mbikqyrjen e punimeve për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

Me një fond limit prej 2 milion euro.

Garë e cila vinte menjëherë pas shpalljes së fituesit të ndërtimit të Tunelit.

Ku në tender do të merrte pjesë bashkimi i kompanive ‘Staki’ eltidi dhe “Gjeokonsult & CO’.

Si dhe bashkimi i kompanive ‘Hill International H. V’ dhe ‘Net-Group’ shpk.

‘Staki’ eltidi dhe ‘Gjeokonsult & Co’ të cilët u skualifikuan pasi nuk plotësonin një nga kushtet e kërkuara në tender.

Tender që pa fitues në prill të vitit 2022 bashkimin e operatorëve ‘Hill Internacional N.V’ dhe ‘Net-Group’ shpk.

Por që nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme rezultoi se ‘kriteret e vendosura tek dokumentet standarte të tenderit janë përgatitur nga përfaqësuesi i shoqërisë holandeze ‘Hill International N.V’ shtetasi grek Ioannis Kirkinezis. Shoqëri që ka marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi si Bashkim Operatorësh Ekonomikë ‘Hill International N.V’ dhe ‘Net Group’ shpk.

Por po të shikosh me kujdes se kush fshihet pas kompanisë ‘Net Group’ shpk do të fillosh të kuptosh edhe lidhjet që të çojnë te ministrja Balluku.

Kjo pasi kompania ‘Net Group’ shpk shpk është në pronësi të Valter Begaj.

Dikur ortak me Evis Berberin.

Ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, në kohën e zhvillimit të tenderit.

Evis Berberi dhe Valter Begaj që u arrestuan më 13 Mars 2024.

Begaj që del se është përfituesi kryesor i shumë tenderave të përgatitur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, aty ku në krye të këij dikasteri qëndron miku dhe ortaku i tij, Evis Berberi.

Njeriu që shfaqet në krah të ministres Balluku në çdo vepër publike të shtrenjtë rrugore.

Evis Berberi dhe Valter Begaj  që rezultonin të kishin një njohje më të vjetër midis tyre se sa koha kur i pari të ishte drejtor në Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Ku pas emërimit në këtë post Evis Berberi i kishte shitur Valter Begaj, për 1.7 milion euro aksionet e tij te kompania ‘DAAM’.

Aksione që Berberi i kishte blerë për vetëm 800 euro.

Ndërkohë që ortakëria midis tyre u pa të shëndoshej edhe në vazhdim.

Teksa kompania ‘Net-Group’ shpk (ish ‘B-Vaal Enxheniering’), në pronësi të Valter Begaj, është pikërisht kompania që ka fituar më shumë tendera nga ARRSH, gjatë kohës që ky Autoritet Rrugor drejtohej nga Evis Berberi.

Të ardhura që më pas merrnin rrugën te kompania tjetër në pronësi të Begajt.

Kompania ‘DAAM’, që pavarësisht shitjes në dukje, kontrollohej po nga Evis Berberi.

Siç ishte njëri ndër to edhe supervizimi i punimeve në Tunelin e Llogarasë.

Valter Begaj dhe Evis Berberi që sot ndodhet pas hekurave në akuzën për korrupsion dhe pastrim parash.

Nga ku rezulton se ‘Evis Berberi ka qenë personi që ka orientuar shtetasin grek Ioannis Kirkinezis, që të bashkëpunojnë me administratorin e shoqërisë shqiptare ‘Net group’ Valter Begaj për të krijuar marrëveshje bashkëpunimi, për të marrë pjesë si bashkim operatorësh në këtë porocedurë prokurimi.’.

Evis Berberit të cilit gjatë kontrollit në banesë nga Byroja Kombëtare e Hetimit iu sekuestrua edhe një aparar celular ‘Blackberry’.

Aty ku janë zbuluar biseda të zhvilluara mes tij dhe shtetasit grek Ioannis Kirkinezis.

Kirkinezis, i cili është përfaqësues i shoqërisë ‘Hill International N. V’, që siç thamë del se kishte përgatitur dokumentet standarde të tenderit të Tunelit të Llogarasë ku del se fitues u shpall pikërisht shoqëria holandeze ‘Hill International N.V’ që ai përfaqësonte.

Si dhe ‘Net Group’ shpk në pronësi të Valter Begaj, mikut dhe ortakut të drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar në këtë periudhë, Evis Berberi.

Por ajo që e bën edhe më grotesk të gjithë këtë tender është se ‘Hill Internacional N. V’, për t’u futur në tender, dhe për të plotësuar kriterin e punëve dhe shërbimeve, ka paraqitur fatura të punëve të kryera nga dy kompani të huaja.

Duke dorëzuar dokumente të falsfikuara, apo të rreme në përmbajtje.

‘Shoqëria pjesëmarrëse në këtë procedurë prokurimi ‘Hill Internacional N.V’ rezulton se nuk ka plotësuar kriterin për punët/shërbimet, që të jenë realizuar nga kjo shoqëri, në kufirin e parashkuar në dokumentet standarde të tenderit. Nga ana e shoqërisë ‘Hill Internacional N.V’ për të vërtetuar këtë kriter janë paraqitur si dokumentacion provues fatura për kontrata të realizuara nga dy shoqëri të tjera të huaja, të cilët nuk mund të konsiderohen si punë/shërbim i realizuar nga shoqëria holandeze ‘Hill International N.V, pjesëmarres në këtë procedurë prokurimi.’

Kjo gjë është pranuar gjatë dëshmisë së tij dhënë përpara prokurorëve të SPAK, edhe nga vetë Ioannis Kirkinezis, përfaqësuesi i shoqërisë holandeze ‘Hill International H. V’.

I cili pohoi se ishin marrë dokumente nga kompani të tjera simotra, për t’i paraqitur më pas si punë të kryera nga kjo kompani.

“Kriteret e këtij tenderi ishin shumë të vështira për tu plotësuar. Në këto kushte kam folur me departamentin propozues të shoqërisë holandeze ‘Hill International N.V’ në mënyrë që të kërkonin dokumentacionin edhe të shoqërive të tjera ‘Hill International’ nëpër botë, në mënyrë që të plotësoheshin këto kritere. Shoqëria holandeze ‘Hill International N.V’ nuk i plotësonte dot kriteret dhe për këtë arsye janë depozituar edhe punë të shoqërisë amerikane ‘Hill International INC”, ka dëshmuar shtetasi grek Ioannis Kirkinezis.

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb