Mario Mitaj është shndërruar në protagonist me Al Ittihad në Arabinë Saudite. Mbrojtësi i Kombëtares ka dhuruar asist në sfidën e kupës, ndaj Al Nassr, të luajtur në Riad. Në minutën e 45-të, ai jep një top perfekt për Aouar, me lojtarin algjerian që dërgoi topin në rrjetë.
22-vjeçari Mario Mitaj po luan sezonin e dytë me Al Ittihad. Deri më tani, sa i takon kampionatit, ai është aktivizuar në 3 takime.
Mitaj kështu tregon se është në formë, para ndeshjeve vendimtare të nëntorit me Shqipërinë.
