Sondazhi i kryer nga Notosondaggi në News24, ditët e fundit, tregoi se pëlqyeshmëria për ish-kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj i cili sot ndodhet para drejtësisë për disa akuza të rënda, ka rënë me 29%.

Për analistët e ftuar në Log, ky rezultat është një mesazh për Partinë Socialiste.

Sipas analistit Ermal Hasimja, rënia e pëlqyeshmërisë do të ndikojë sidomos tek elektorati i lëkundur i majtë i cili ka pritur shumë nga Veliaj.

“Kjo pjesë e elektoratit tani ka kaluar komplet në pozicionin kundër. Kjo nuk do të thotë se domosdoshmërisht do të votojnë, por mund të abstenojnë”, tha Hasimja.

Ndërsa Arben Meçe e ka cilësuar si meazh direkt për PS, që pesha tashmë nuk është më tek Veliaj.

“Këtu shohim cilët janë orientimet e opinionit ndaj Veliajt. Si individ ai shkon tek 29%. Kjo është një mesazh për PS që shikoni se pesha nuk është më tek Veliaj dhe është një fashë që e tejkalon. Në fushatë elektorale nuk votohet individi por partia. Dhe PS është shumë e organizuar”, tha Meçe.

Ermal Hasimja: Nuk e penalizon 100 përqind port ek një pjesë të elektoratit sidomos ajo e lëkundur, që ka pritur shumë nga Veliaj dhe tani ka kaluar komplet në pozicionin kundër, jo domosdoshmërisht do votojë, por mund të abstenojë.

Fatos Lubonja: Sa më shumë vjedhin këta aq më shumë u shtohen votat. Do të dalë rezultat më I lartë se I Veliajt.

Arben Meçe: Këtu shohim cilët janë orientimet e opinionit ndaj Veliajt. Si individ ai shkon tek 29%. Kjo është një mesazh për PS që shikoni se pesha nuk është më tek Veliaj dhe është një fashë që e tejkalon. Në fushatë elektorale nuk votohet individi por partia. Dhe PS është shumë e organizuar.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb