Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në qytetin e Beratit, ku një 42-vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë gjatë një konflikti të çastit, ndërsa autori i krimit u arrestua disa orë më vonë

Sipas Policisë, pas një ndjekjeje që zgjati rreth katër orë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit Kristo Mema (alias K. H.), 63 vjeç, banues në Berat, i cili më herët ka qenë i dënuar për veprën penale “Vrasja”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, ku pas një debati për motive të dobëta, 63-vjeçari ka goditur me mjet prerës 42-vjeçarin K. H., i cili më pas ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Autori u lokalizua dhe u arrestua në lagjen Kala, pranë Tabjes, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme ligjore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb