Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se një rezervist u vra dje pasdite gjatë një sulmi të kryer nga “terroristë palestinezë” kundër trupave izraelite të vendosura në zonën Rafah, në jug të Rripit të Gazës.

Sipas mediave izraelite, ushtari i vrarë është rreshteri major Yonah Efraim Feldbaum, 37 vjeç, me banim në vendbanimin Neria, në Bregun Perëndimor.

Hetimi fillestar i IDF-së tregon se sulmuesit përdorën raketahedhës dhe zjarr snajperësh ndaj forcave që po operonin në lagjen Jenina të Rafahut.

Ndërkohë, Hamasi ka mohuar çdo përfshirje në incident, duke theksuar se luftëtarët e saj “nuk kanë marrë pjesë në asnjë përplasje me trupat izraelite” dhe se grupi mbetet i përkushtuar ndaj armëpushimit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb