Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “asgjë” nuk do të rrezikojë armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, por shtoi se Izraeli ka të drejtë të hakmerret nëse ushtarët e tij sulmohen.
“Mendoj se armëpushimi do të vazhdojë. Asgjë nuk do ta rrezikojë atë”, tha Trump për gazetarët në bordin e Air Force One, duke shtuar: “Ata vranë një ushtar izraelit. Kështu që izraelitët u përgjigjën. Dhe ata duhej të përgjigjeshin.”
Deklaratat e tij erdhën pas raportimeve nga Mbrojtja Civile e Gazës, e cila njoftoi se forcat izraelite kryen disa sulme ajrore dje, pavarësisht armëpushimit në fuqi. Ushtria izraelite akuzoi Hamasin për një sulm ndaj trupave të saj në Rafah, duke e cilësuar atë si shkelje të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga SHBA-të.
