Të martën u zhvilluan 8 ndeshjet e para të raundit të 1/16 të Kupës së Gjermanisë, aty ku munguan surprizat. Ndeshja më e fortë e këtij raundi ishte padyshim ajo e zhvilluar në Frankfurt mes Eintracht dhe Borussia Dortmund. 90 minutat e kohës së rregullt përfunduan në barazim 1-1, rezultat që nuk ndryshoi edhe pas kohës shtesë, ndaj për të mësuar ekipin që do të kalonte më tej, të dyja skuadrat iu drejtuan penalltive. Nga ruleta ruse e 11 metërshave verdhezinjtë u treguan më të saktë teka realizuan të 4 penalltitë, ndërsa vendasit gabuan me Doan dhe Chaibi, duke bërë që skuadra drejtuar nga Nico Kovacs të kalojë më tej.
Vijon forma shumë pozitive e Leipzig. Forca e dytë e kampionatit gjerman deri më tani, kaloi pa probleme skuadrën e Cottbus duke fituar thellë në transfertë 1-4. Baumgartner me një dopietë, Bakayoko dhe Banzuzi ishin autorët e golave për ekipin mik.
Kualifikim të rëndësishëm arriti edhe skuadra e Hamburg, që fitoi në transfertë minimalisht 0-1 ndaj Heidenhaim, falë një penalltie të shndërruar në gol nga Glatzel, 7 minuta nga fundi i kohës së rregullt.
Sfida tjetët që kërkoi goditjet e penalltive për të përcaktuar fituesin ishte ajo e zhvilluar në Hamburg mes St.Paulit dhe Hoffendeim, me dyja skuadrat që barazuan 2-2 në 120 minuta të luajtura, ndërsa nga goditjet e penalltive ishin vendasit që fituan 8-7. Kualifikime arritën të siguronin edhe Hertha Berlin, Holstein Kiel, Bochum dhe Borussia Monchengladbah.
