Këto pamje i përkasin makinës së shtetasit Ena Buzukja i cili u sulmua me tritol në Shkodër në një atentat ndaj tij. Ndërkohë banorët e lagjes “Arra e Madhe” në Shkodër ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm me tritol i 28 tetorit, janë terrorizuar.

Inspektori i tatimeve Enea Busukja ishte në qendër të këtij atentati por arriti të shpëtonte mrekullisht pasi sapo ka dalë nga banesa është futur me shpejtësi në automjetin e tij. Dera e makinës e ka mbrojtur Busuken duke i shpëtuar jetën.

Dëshmitarët të cilët qëlluan në vendngjarje, që janë edhe komshinjtë e inspektorit tatimor rrëfejnë tmerrin që përjetuan.

Një tjetër banor i zonës ku ndodhi shpërthimi me tritol, Eduard Gjoka, thotë se mbesa e tij e vogël vetëm pak minuta përpara ngjarjes së rëndë kaloi aty së bashku me nënën e saj duke rrezikuar ndjeshëm jetën ndërsa e mitura, nxënëse e fillores ka pësuar edhe një shok psikologjik.

“Vajza ime 5 minuta sa hyri brenda kur ka plasur lënda. Kujtuam se mos shpërtheu ndonjë bombël gazi. Tmerr kalojnë për ditë fëmijë këtu. Ne e njohim për njeri të shkëlqyeshëm këtu në lagje. Nuk e di si i ka ardhur. Nuk ka dëmtuar asnjë person. Vajza ime para minuta ka hyrë brenda, më pas ka plasur si bombë.”, tha ai.

Inspektori Tatimor në Shkodër Enea Buzukja pas shpërthimit të eksplozivit, u dërgua në spitalin rajonal ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën teksa ka dëmtuar njërën dorë.

Pas ngjarjes mbërriti menjëherë policia e cila ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve ndërsa hetimet vijojnë intensivisht për ta zbardhur të plotë. Autorët u kujdesën që automjetin me të cilin kanë lëvizur ta djegin në një fshat të Postribës për të eleminuar gjurmët ndërsa u larguan në drejtim të paditur.

Nga ana tjetër Busukja deklaroi në Polici se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk e ka idenë përse u sulmua me tritol.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb