Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, e pranishme në Bruksel ka zhvilluar një takim me shqiptarët e Diasporës, të cilët janë pjesë e administratës evropiane si në universitetet dhe kompani ndërkombëtare.
“Një pritje kuqezi në Ambasadën Shqiptare në Bruksel me shqiptarët e Belgjikës dhe Luksemburgut, që janë pjesë aktive dhe dinjitoze e jetës europiane në administratë, në universitete, në kompani ndërkombëtare, në art e kulturë.
Me mirënjohje të veçantë për secilin prej tyre që di të jetë ambasador i vlerave shqiptare, në veçanti atyre që punojnë për trashëgimin ndër breza të gjuhës shqipe në qytete si Namur, Antverpen dhe Bruksel, ku fëmijët shqiptarë kanë sot mundësinë të mësojnë gjuhën mëmë, historinë dhe kulturën shqiptare.”, shkruan Spiropali.
