Policia e Tiranës ka proceduar penalisht pesë shtetase me origjinë nga Indonezia, pasi njëra prej tyre dyshohet se ka braktisur foshnjën që sapo kishte lindur në banesë, ndërsa katër të tjerat akuzohen se nuk kanë kallëzuar ngjarjen në organet përkatëse.
Sipas burimeve, autorja ësht 20-vjeçarja A.P, ndërsa 4 shtetaset e tjera indoneziane akuzohen për moskallëzim krimi.
Njoftimi i plotë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset indoneziane A. P., 20 vjeçe, A. Ë., 29 vjeçe, B. L., 20 vjeçe, S. F., 28 vjeçe dhe P. G., 19 vjeçe, pasi dyshohet se shtetasja A. P. ka braktisur në banesë, foshnjën që ka lindur aty, ndërsa 4 shtetaset e tjera të proceduara nuk kanë kallëzuar krimin.
