Gazetari Almer Toska, drejtues i Timoni.al, ka treguar prapaskenat për rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila po hetohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.

Përballë gazetares Ola Bruko në News24, ai foli për një telefonatë që kryeministri Edi Rama ka bërë me prokurorin e çështjes, Dritan Premçi, përmes telefonit të Ulsi Manjës. Ai tha se prokurori po kërcënohet.

“Dritan Premçi nuk ka pranuar të shpallë urdhër-arrestin, u kap në befasi. Ai mori kërcënime. Balluku dhe njerëz të saj i kanë bërë kërcënime. S’e di nëse mund ta përballojë këtë presion dhe kërcënime. Premçit, bravo i qoftë, është kurajoz. Ai po heton dhe po përballet me presione.

Premçi është telefonuar nga Edi Rama. E di bisedën telefonike, që Rama ka folur me Premçin përmes telefonit të Ulsi Manjës. E ka pyetur: ‘Çfarë ke në atë dosje për Ballukun?’ Ai i ka thënë: ‘Ato që ti di dhe ato fakte që di për aferat.’ Rama i ka kërkuar që të shtyhet masa pas zgjedhjeve në Tiranë.

Rama ka pasur një telefonatë me zonjën Balluku, së cilës i ka thënë: ‘Nëse del lajmi, duhet të japësh dorëheqje.’ Ajo i është përgjigjur: ‘Unë s’jam Erion Veliaj.’ Balluku e di çfarë i ndodhi Veliajt.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: