Zemërimi i Vinicius pas zëvendësimit në El Clasico ka qenë temë kryesore në shumë media spanjolle gjatë këtyre ditëve. Sulmuesi i Real Madrid, i ka kërkuar ndjesë të gjithëve, nëpërmjet një letre të bërë publike.

Letra e plotë:

“Sot dua t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve të Madridit për reagimin tim pas zëvendësimit në ‘El Clásico’.

Ashtu siç kërkova falje personalisht gjatë seancës së sotme stërvitore, dua t’u kërkoj falje përsëri shokëve të ekipit, klubit dhe presidentit.

Ndonjëherë pasioni më mposht; gjithmonë dua të fitoj dhe të ndihmoj ekipin tim. Natyra ime konkurruese buron nga dashuria që ndiej për këtë klub dhe gjithçka që ai përfaqëson.

Premtoj të vazhdoj të luftoj çdo sekondë për të mirën e Real Madridit, siç kam bërë që nga dita e parë.”

Në këtë mesazh numri 7-të përmend të gjithë përveç trajnerit Alonso, i cili duket qartë se ka një raport jo shumë të mirë me lojtarin në fjalë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb