Deputeti i PD, Saimir Korreshi në një lidhje direkte për programin e drekës me Ola Bruko përcolli detaje nga mbledhja e Komitetit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE ku u diskutua edhe për sulmin ndaj News24.

Ishte Korreshi ai i cili informoi eurodeputetët për atë që ndodhi ndaj grupit mediatik në muajin gusht, ku Policia e Shtetit, ajo Ushtarake dhe kompania e armëve Kayo, zaptuan ambientet e News24 dhe dëbuan gazetarët.

Korreshi tha se kreu i këtij Këshilli, eurodeputet nga Italia, u interesua për sulmin ndaj mediave News24, BalkanWeb e Panorama, dhe tanimë kjo çështje është në procesverbalin e kësaj mbledhje.

Saimir Korreshi: 

Ka dy momente të rënda që i përmenda sot, heqja e sinjalit pa një vendim të organeve administrative, gjykatave dhe e dyta që është më e rënda, moslejimi i gazetarëve për të mos aksesuar ambientet e punës që është akoma më dramatike, heqja e informacionit, një amulli që për mua edhe futja në ambientet e gazetarëve e sendet e tyre, është më e rëndë se heqja e sinjalit.

Pati një interes nga bashkëkryetari që drejtonte Këshillin sot, ai është gazetar dhe që në nisje të fjalës së tij e nisi te gazetaria dhe mediat, e kishte të ndjeshme pasi prej 40 vitesh ka qenë gazetar në Itali.

Aty mblidhen materialet, kryetari nuk flet me ne, apo nuk jep mendimin e tij, por e mori mesazhin dhe është në procesverbalin e këtij Këshillit. Realisht është një nga gjërat më të rënda që ka ndodhur në Shqipëri, në gjykimin tim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb