Pedagogia e Luarasit, Arsejda Gjyli theksoi se kryeministri Edi Rama nuk i trembet kandidatit të pavarur të mbështetur nga opozita për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj.

Në programin e drekës me Ola Brukon, ajo tha se sondazhi i Antonio Noto i publikuar mbrëmjen e kaluar nga emisioni Log në News, ishte shumë pozitiv për Florjan Binajn, shifra të cilat sipas saj nuk do t’i prodhonte asnjë kandidat politik.

Gjyli shtoi se situata brenda PS paraqitet e qetë dhe puna vijon në mënyrë sistematike.

“Nuk di të them se çfarë vendimi do të marrë Gjykata Kushtetuese. Makinacioni i PS ka një strukturë të tillë, që nuk e besoj se Rama i trembet Florjan Binajt. Sepse Binaj vërtet mund të ketë mbështetje publike.

Por nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë me strukturat e partive që i zgjasin sot dorën dhe zotohen se do ta mbështesin si opozitë e bashkuar. 10 vota bëjnë diferencën, sepse kemi parë që Lulzim Basha ka fituar me 10 vota. Në PS puna vazhdon në mënyrë sistematike, ka një lloj qetësie nga Rama kur i drejtohet strukturave.

Nga sondazhi ka rezultat shumë të mirë Binaj, asnjë kandidat politik nga PD, nuk do ta prodhonte këtë rezultat.”, tha Gjyli.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb