Detaje të reja kanë dalë nga gruaja indoneziane e cila braktisi foshnjën 4-muajshe.
Sipas burimeve, gruaja indoneziane, Ayu Putri, kishte ardhur në Shqipëri prej 4 muajsh, bashkë me shoqet e tjera, me të cilat jetonin në një ambient të marrë me qira.
Ato punonin pastruese nëpër lokale në kryeqytet. Në kohën që ka ardhur nga Indonezia ka qenë 5-muajshe shtatzëne, dhe ditët e fundit e kanë kapur kriza të stresit dhe pas lindjes, e ka braktisur fëmijën në banesë.
Vajzat e tjera kanë njoftuar pronarin e shtëpisë dhe më pas policinë. Pasi është marrë foshnja, është dërguar në spital dhe fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
Për shkak të gjendjes së fëmijës, që është mirë, për nënën që e braktisi, nisi vetëm hetim në gjendje të lirë.
