Një vajzë 12-vjeçare nga Delvina është transportuar gjatë pasdites së sotme me helikopter drejt Tiranës, në gjendje të rëndë.

12-vjeçarja me inicialet I.H  u dërgua fillimisht në urgjencën e spitalit të Sarandës ku njoftuan mjekët se e kishin gjetur vajzën në shtëpi në gjendje të rënduar.

Vetë vajza ka pohuar se kishte konsumuar nga ilaçet që i përdorte një pjesëtar i familjes.

Sipas bluzave të bardha mësohet se dyshohet që 12 vjeçarja të ketë konsumuar Deparkin që përdoret nga persona me parkinson. Menjëherë iu bënë gjithë analizat e nevojshme dhe duke qenë se ishte e mitur u transportua me helikopter drejt Tiranës

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb