Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në Forumin e Paqes në Paris, nismë e presidentit Emmanuel Macron, ku të ftuar edhe këtë vit janë personalitete nga e gjithë bota. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare nuk i kurseu batutat pas një lapsusi që bëri dirigjuesi i këtij forumi.

Pyetje: Ju keni një meritë për vendosjen e paqes dhe i keni dhënë fund konfliktit mes Azerbajxhanit dhe Armenisë…

Rama: E kishit fjalën për Azerbajxhan-Shqipëri se thatë Armeni dhe do të zemërosh presidentin tënd. Jo mua. Sepse është përpjekur për kaq shumë kohë, por nuk ia doli.

 

Pyetje: Pyetja e parë, si e ndjeni, si e shihni gjithë këtë trazim, çfarë po ndodh me rendin global?

Edi Rama: Unë besoj, m.q.s ra fjala, sapo vij nga Riadi ku pata nderin të isha i ftuar nga nisma e forumit për investimet për të ardhmen, 7 mijë pjesëmarrës, por falë asaj që përfaqësonin në çështjet globale sidomos kur bën fjalë për biznesin, inovacionin dhe teknologjinë. Kur ke mundësinë të gjendesh në atë pjesë të botës e kupton që në këtë pjesën tonë të botës ne duhet të bëjmë një dush përulësie. Kjo sepse edhe sot, edhe pse bota po ekspozon tërësisht ujërat që ziejnë në marrëdhëniet midis vendeve të qasjeve përkundrejt gjërave themelore, ne vazhdojmë të mendojmë që ka diçka që nuk shkon me botën. Dhe që është vetëm një moment në botë dhe gjërat do të kthehen siç ishin. Kjo sepse ne, Shqipëria, nuk flas për perëndimin, kemi legjitimitetin moral që na është blatuar nga ndonjë urdhër hyjnor dhe mundësinë për të gjykuar të tjerët dhe për të besuar se ne jemi pika e referencës se si duhet të jetë bota dhe kjo është thelbësisht e gabuar.

Pyetje: Çfarë do të thotë kjo: është e gabuar? 

Edi Rama: Një lloj vetëkënaqje që sipas mendimit tim mjaft modest ka nisur të bëhet gjithmonë e më i dëmshëm si këndvështrim dhe gjithmonë e më pak i dobishëm edhe për atë vetëbesimin që kemi nevojë të gjithë. Besoj se ajo që ka ndodhur në SHBA në krye të këtij viti dhe po flas për atë që Donald Trump e përshkroi si plani preciz i zotit për ta shpëtuar, në mënyrë që të shpëtonte Amerikën. Sipas meje është diçka që nëse zoti kishte një plan, pjesë e këtij plani ishte të zgjonte Europën. Nuk po e shoh Europën të zgjohet në mënyrën siç duhet. Në shumë përpjekje që po bëhen nga Presidentja e KE për t’i çuar gjërat përpara, në këtë shtysë shumë të fortë për të ndryshuar qëndrimin në raport me idenë e mbrojtjes, por sipas mendimit tim kjo është diccka mjaft e fragmentarizuar, e pamjaftueshme dhe mund të bëhet e rrezikshme në një periudhë afatmesme.

Për mua është mjaft shqetësuese që ende sot edhe pas asaj që ka ndodhur me politikën e jashtme të BE tek SHBA dhe me BE-në që ka qëndruar në autopilotin e SHBA-së, ende nuk ka një plan europian paqeje. Ka vetëm një qasje binare ndaj një konflikti që ka potencial të jashtëzakonshëm për të degjeneruar në diçka katastrofike. Jam shumë i shqetësuar për pjesën që mungon, diplomacinë dhe planifikimin për paqe. Paralelisht me bërjen e luftës me mbështetjen e Ukrainës me shumë të drejtë, BE duhet të ketë planin e vet të paqes dhe duhet të ketë komunikimin e vet të drejtpërdrejtë me Rusinë apo me këdo që gjendet në mes apo nga ana tjetër.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb