Në kampionatin francez, Paris Saint-Germain humbi mundësinë për të fituar ndaj Lorient në një barazim 1-1. Pavarësisht dominimit të PSG-së, përgjatë gjithë 90 minutave, skuadra e Luis Enrique nuk mundi dot të dalë me maksimumin e pikëve nga kjo transfertë. Lorient barazoi menjëherë pas golit të Nuno Mendes në minutën e 49. Igor Carioca shënoi për Lorient dy minuta më vonë.

Dëmtimi i Désiré Doué, që u largua nga fusha në minutën e 61 për shkak të një lëndimi të mundshëm muskulor, e bëri edhe më të vështirë misionin për Parisin. Edhe pse pati mundësi për të fituar, PSG nuk ia doli.

Ky barazim i lë Parisin në vendin e parë me 21 pikë, dy pikë më shumë se Marseille, ndërsa Lorient ngjitet në 9 pikë. Ndjekësit më të afërt, Olympique Marseille e drejtuar nga De Zerbi “ngeci” në shtëpi në një barazim zhgënjyes 2-2 ndaj Angers. Në Velodrome vendasit megjithëse përmbysën disavantazhin e miqve, falë dopietës së Robinho Vaz, nuk mundën dot të fitonin, pasi u ndëshkuan vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes, duke humbur kështu shansin e artë për të barazuar me pikë në renditje skuadrës e PSG.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: