Deputetja Elda Hoti ka deklaruar se zëvendës kryeministrja Belinda Balluku duhet të ishte në burg dhe jo të prezantonte drejtorët e rinj.

Ajo i bëri thirrje ministrave të dalin jashtë Kuvendit dhe të takojnë minatorët e Spaçit, të cilët protestojnë sot jashtë ambienteve të parlamentit ndërkohë brenda mbahet seanca plenare.

Elda Hoti: Nuk e di se si mund të vazhdojë në normalitet kjo seancë kur jashtë ti ke një protestë të minatorëve të Spaçit të cilët prej 1 muaji janë në grevë. Dhe ata nuk po kërkojnë as privilegje e as luks zoti kryetar dhe nëse ky parlament është këtu për t’i shërbyer qytetarëve dhe jo oligarkëve, ministrat përgjegjës duhet të dilnin, t’i takonin dhe t’i jepnin zgjidhje minatorëve.

Ministrja Balluku e cila duhet të ishte në SPAK dhe në burg dhe jo të vijë në mëngjes dhe pastaj të promovojë drejtorë, por duhet të dilnin dhe të takonin minatorët e Spaçit, të cilët po vuajnë nga kontratat korruptive tuaja. Kjo është më shumë se procedurë, sepse këtu po flitet për siguri në punë, këtu po flitet për dinjitet, për jetën e atyre qytetarëve që vuajnë çdo ditë në minierat e Spaçit. Janë pushuar 16 punëtorë nga puna, dhe kjo bie ndesh me Kushtetutën dhe konventat sepse nuk mund të pushohen një punonjës që është në grevë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb