Deputeti i PD, Saimir Korreshi replikoi me drejtuesen e KLP, Mirela Bogdani, teksa kjo e fundit po prezantonte raportin vjetor në Kuvend. Korreshi tha se prokurorët arrestuan një avokat në sallën e gjyqit, por nuk hetojnë kryesisht atë që ndodh te Onkologjiku me të sëmurët me kancer.

Korreshi publikoi një foto nga ambientet e Spitalit Onkologjik dhe u shpreh se pacientët mbahen në barrela, karrige dhe përdhe, për të marrë ndihmë mjekësore.

“Duhet të merret kryesisht të arrëstojë këta (tregon foton) në spitalin Onkologjik, shiko i marrin njerëzit, për këtë duhet të ndërhyjë prokuroria dhe të operojë kryesisht, janë duke i mbajtur në barrela, karroca, karrige, përdhe për të marrë ndihmë mjekësore. Dhe duhet të shikojë raportin e KLSH se ccfarë ka ndodhur me këtë sistem si po vuajnë këta njerëz. Kjo është ajo që po ndodh sot në Shqipëri dhe jo të merren me arrestme avokatësh”, u shpreh Korreshi.

Duke iu referuar hartës së re gjyqësore, Korreshi ironizoi duke shtuar se u bë për të sjellë në Tiranë prokurorët, në mënyrë që të ishin afër shtëpisë së tyre.

Saimir Korreshi: Nuk jam dakord me përgjigjet e kryetares së KLP, është e papranueshme që KLP akoma nuk ka, sot e 3 vite që kanë bërë hartën gjyqësore – nuk ka një studim si po ecën, një krahasim çfarë ka ndodhur. E gjitha ka qenë për të sjellë prokurorët që të jenë afër shtëpisë së tyre në Tiranë. Asgjë më tepër s’ka ndodhur, se i gjithë sistemi ka kaluar në kolaps dhe është bërë çorap.

Ka dosje në Prokurori që nuk janë trajtuar, kanë rënë pas dollapeve dhe nuk i gjejnë, ka njerëz me masa sigurimi me 3 vite dhe vazhdon. Kjo është e papranueshme në një sistem që ta quajmë elitar.

Një gjë tjetër që është e papranueshme. Prokurorët duhet të rrisin efiçencën për atë që ndodh në këtë vend. Në vend se prokurorët të arrestojnë avokatët në sallën e gjyqit, gjëja më e shëmtuar që mund të ndodhë në shtetin e së drejtës, ku prokuroi duhet të jetë në të njëjtin nivel me avokatin, ndodh e kundërta.

Duhet të merret kryesisht të arrestojë këta (tregon foton) në Spitalin Onkologjik, shiko i marrin njerëzit, për këtë duhet të ndërhyjë prokuroria dhe të operojë kryesisht, janë duke i mbajtur në barrela, karroca, karrige, përdhe për të marrë ndihmë mjekësore. Dhe duhet të shikojë raportin e KLSH se çfarë ka ndodhur me këtë sistem si po vuajnë këta njerëz. Kjo është ajo që po ndodh sot në Shqipëri dhe jo të merren me arrestime avokatësh.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb