Largimi nga futbolli i luajtur i Sergio Busquets dhe Jordi Alba ka emocionuar sulmuesin argjentinas, Lionel Messi.

Teksa flet për shokët që ka kaluar një pjesë të rëndësishme  të jetës futbollistike, Messi shprehet se për të, këto janë momente të vështira.

“Sinqerisht, është e vështirë. Së pari, sepse e sheh që ia ke kushtuar të gjithë jetën tënde profesionale futbollit, që njerëzit përreth teje po fillojnë të largohen dhe e kupton që edhe momenti yt do të vijë së shpejti.

“Dhe së dyti, sepse ne ishim gjithmonë në harmoni brenda dhe jashtë fushës, dhe ndanim shumë gjëra edhe me familjet tona. Pra, është një humbje miqsh, si brenda ashtu edhe jashtë fushës”.

“Dhe sigurisht, këto janë momente të vështira edhe për ta, sepse të lësh pas diçka që e do nuk është kurrë e lehtë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb